PSG fiton me përmbysje ndaj Angersit

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 23:09
 PSG fiton me përmbysje ndaj Angersit

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen ndaj Angersit me përmbysje 2:1, në kuadër të javës së 10-të në Ligue 1 të Francës.

Angers kaloi i pari në epërsi në minutën e 36-të kur Fulgini realizoi pas asistit të Boufal.

Danilo barazoi rezultatin në minutën e 69-të kur pas asistit të Mbappes me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Krejt në fund, Mbappe realizoi për 2:1 nga pika e bardhë në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e parë.

(Kosova Sot Online)