Faqja zyrtare e Premierligës me dedikim special për Armando Brojën pas golit fitues ndaj Southamptonit

  • S.A /
  • 17 October 2021 - 10:59
Faqja zyrtare e Premierligës me dedikim special për Armando Brojën pas golit fitues ndaj Southamptonit

Armando Broja realizoi golin e tij të parë në Premier Ligë ndaj Southamptonit ditën e djeshme (e shtunë), në kuadër të xhiros së tetë.

Edhe më i veçantë ky gol i Brojës ishte për faktin se me golin e tij të vetëm ai i siguroi fitoren skuadrës së tij, e cila ishte pa asnjë fitore të vetme pas shtatë xhirove të para në sezonin e ri.

Faqja zyrtare e Premierligës në ‘Twitter’ ka bërë një dedikim të veçantë për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, duke postuar se goli fitues i Brojës për Southamptonin ishte i pari i shënuar ndonjëherë nga një shqiptar në Premierligë.

(Kosova Sot Online )