Juevntusi e mposht Romën në mënyrë kontroverse

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 22:57
Juevntusi e mposht Romën në mënyrë kontroverse

Juventusi e ka mposhtur 1:0 Romën, në një ndeshje kontroverse në Torino, në të cilën gjyqtari Daniele Orsato i dha penallti skuadrës së Jose Mourinhos në vend se t’i jepte përparësi kur Tammy Abraham e mposhti Wojciech Szczesnyn.

Moise Kean e shënoi golin e vetëm dhe të fitores së katërt radhazi për skuadrën e Massimiliano Allegrit të dielën në Allianz Stadium.

Roma e barazoi rezultatin përmës Tammy Abraham, por gjyqtari Daniele Orsato i ra pipit paraprakisht për një faull ndaj Henrikh Mkhitaryan dhe dha penallti, të cilën Szczesny e priti pas goditjes nga Jordan Veretout.

Orsato nuk e zbatoi udhëzimin e ligjeve të FIFA-s për lejimin e pëparësisë së aksionit në raste të tilla, duke i rënë pipit herët për t’i dhënë penallti Romës, me çka ia mohoi golin Abrahamit.

Mkhitaryan u rrëzua në zonë në mënyrën të palejueshme dhe dy sekonda më vonë Abrahami e futi në rrjetën e portës një topin e kthyer te ai.

Megjithatë, Orsato i kishte rënë pipit tashmë për penallti, prandaj goli s’u pranua.

Szczesny e priti goditjen e Veretout nga pika e bardhë dhe ia siguroi fitoren Juves.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për bardhezinjtë, pas një fillimi të tmerrshëm të skuadrës së Allegrit në Serie A.

Falë këtyre tri pikëve, Juventusi ngrihet tani në pozitën e shtatë të tabelë me 14 pikë, 10 më pak se lideri Napoli.

Roma ngel në vendin e katërt me 15 pikë.

(Kosova Sot Online)