
Lexoni edhe:
SHBA dhe BE mbështesin Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se skuadra e tij ia doli ta mposhtë 1:0 Zenitin me një paraqitje të dobët të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Dejan Kulusevski ia siguroi fitoren e tretë në grup në këtë edicion të Ligës së Kampionëve Juventusit kur shënoi me kokë. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi me rezultatin 1:0 për Juventusin në të gjitha garat, po ashtu.
Megjithëse i kënaqur me tri pikët e reja, Allegri e pranoi se paraqitja e skuadrës së tij la për të dëshiruar.
SHBA dhe BE mbështesin Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionitLexoni edhe:
“Ne është dashur ta kontrollonim lojën më shumë kur e krijuam epërsinë 1:0. Nuk ishte një paraqitje e mirë, por ne i morëm pikët dhe kjo fitore na vë në pozitë shumë të mirë”, tha Allegri pas ndeshjes. Juventusi është lider i Grupit H me 9 pikë nga tri ndeshjet e para, i ndjekur nga Chelsea me 6 dhe Zeniti me 3.
Malmo është e fundit pa pikë.
(Kosova Sot Online )