Ronaldo: Do t’ua mbyll gojën kritikëve

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 10:56
Ronaldo: Do t’ua mbyll gojën kritikëve

Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur kritikave që ka marrë që nga kthimi i tij në Manchester United.

Në javët e para të qëndrimit të tij të dytë në Angli, ylli portugez është kritikuar se nuk ka punuar mjaftueshëm në mbrojtje për ekipin e tij, por ai nuk ka humbur kohë duke e mbrojtur veten.

“E di kur skuadra ka nevojë për ndihmën time në mbrojtje”, tha Ronaldo për Sky Sports.

“Por, roli im në klub është të fitoj, të ndihmoj skuadrën të fitojë dhe të shënoj gola. Ana mbrojtëse është pjesë e punës sime.

“Njerëzit që nuk duan ta shohin këtë është sepse nuk më pëlqejnë, por, të jem i sinqertë, unë jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka, kështu që a do të shqetësohem për njerëzit që thonë gjëra të këqija? Unë fle mirë natën. Unë shkoj në shtrat me ndërgjegjen time shumë të mirë. Vazhdoj me këtë, sepse unë do t’ua mbyll gojën dhe do të fitoj gjëra.”

(Kosova Sot Online)