Barcelona dhe Boca Juniors përballen për Maradona Cup

  • A.P /
  • 25 tetor 2021 - 20:55
Barcelona dhe Boca Juniors përballen për Maradona Cup

Barcelona dhe Boca Juniors do të luajnë një ndeshje miqësore për Kupën e Maradonës në Arabinë Saudite më 14 dhjetor për të nderuar Diego Armando Maradona një vit pas vdekjes së tij.

Legjenda e Napolit dhe Argjentinës u nda nga jeta më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare.

El Pibe de Oro e filloi karrierën e tij në Boca Juniors, duke u transferuar te Barcelona në 1982.

Ai ishte atje për dy sezone para kalimit në Napoli në 1984, duke mbetur deri në 1991.

Pati një rikthim në Boca në fund të karrierës së tij si lojtar deri në pension në vitin 1997.

Kjo ndeshje miqësore për Kupën Maradona të sapokrijuar do të luhet në Mrsool Park në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, para 25,000 shikuesve.

Napoli është klubi ku Maradona kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar, duke bërë 257 paraqitje konkurruese me 115 gola dhe 33 asistime.

Ndërkohë, ai u paraqit për Barcelonën në vetëm 49 raste.

Vetëm disa ditë pas vdekjes së tij, Stadio San Paolo në Napoli u riemërua zyrtarisht Stadio Diego Armando Maradona. 

(Kosova Sot Online)