Shtyhet sërish debutimi i Sergio Ramos

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 20:41
Shtyhet sërish debutimi i Sergio Ramos

Lajmet e këqija për Sergio Ramosin nuk kanë fund.

Mbrojtësi spanjoll do të vazhdojë të mbetet jashtë fushave shkaku i një lëndimi.

Ramos që prej transferimit gjatë verës te PSG-ja nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimet.

Mbrojtësi spanjoll ka probleme me gjurin dhe nuk ka arritur të rikuperohet ende.

35-vjeçari do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Lille në ligë dhe në Champions ndaj Leipzig. 

(Kosova Sot Online)