Zbulohet marrëveshja, Chelsea mund ta rikthejë Armando Brojan në janar

  • S.A /
  • 27 October 2021 - 16:58
Zbulohet marrëveshja, Chelsea mund ta rikthejë Armando Brojan në janar

Është zbuluar se sulmuesi i Southampton, Armando Broja ka një klauzolë në marrëveshjen e tij të huazimit dhe mund të rikthehet në Chelsea këtë janar. Armando Broja tani ka 2 gola në 2 ndeshje në Premier League për Southampton dhe duket të jetë i jashtëzakonshëm me fanellën e “Shenjtorëve”.

Sipas një raporti të ri nga goal.com, Chelsea do të jetë në gjendje të rikthejë sulmuesin këtë janar nëse dëshiron. Kjo mund të jetë shumë e dëmshme për Southampton nëse Broja vazhdon të performojë ashtu siç ka bërë, sepse Southampton e ka pasur të vështirë të shënojë gola.

Për fat të mirë, Chelsea ka Lukakun dhe Timo Werner dhe nëse nuk ka një dëmtim katastrofik të njërit apo tjetrit, nuk do të kishte arsye që ata të rikthenin Armando Broja dhe t’i jepnin më pak kohë për t’u zhvilluar, por gjithçka mbetet të shihet.

 

(Kosova Sot Online )