Sassuolo e shokon Juven në sekondat e fundit

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 20:35
Sassuolo e shokon Juven në sekondat e fundit

Juventusi është mposhtur 2-1 nga Sassuolo duke pranuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në xhiron e 10-të në Serie A, zonja e vjetër nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në shtëpi, duke u mposhtur 1- me Sassuolon.

Kjo do të thotë se Juve tani ka mbetur 13 pikë prapa liderit, Milanit, derisa renditet në pozitën e shtatë me 15 pikë.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët, Frattesi shënoi për 0-1 në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë, Juuve e kërkoi shumë golin, dhe e gjeti të barazimit në minutën e 76’, McKennie shënoi për 1-1.

Më pas Juve nisi të kërkojë golin e fitores, por duke rrezikuar shumë me hapësira prapa dhe për këtë, u ndëshkuan krejt në fund të takimit.

Lopez arriti të shënojë për t’i shokuar vendasit dhe për t’ia dhuruar tri pikë Sassuolos.

Ai shënoi për 2-1 në minutën e 95-të. 

(Kosova Sot Online)