Real Madridi kryen detyrën ndaj Elches

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 16:04
Real Madridi kryen detyrën ndaj Elches

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj Elches në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Golin e epërsisë fillestare për “Los Blancos” e shënoi Vinicius Junior në minutën e 22-të të ndeshjes.

Elche pothuajse u dorëzua totalisht kur Guti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtuan nga loja në minutën e 63-të.

Ishte sërish Vinicius Junior i cili shënoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të, pas asistimit të Modric.

Vendasit e realizuan golin e ngushtimit të epërsisë në minutën e 86-të përmes Milla, por nuk arritën të bënin më shumë.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e parë, aq sa ka edhe Sociedadi. 

(Kosova Sot Online )