Sot është dita e Contes

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 09:07
Sot është dita e Contes

Antonio Conte dhe do Tottenhami kanë arritur marrëveshje verbale dhe pritet që mëngjesin e sotëm ta nënshkruajnë atë dhe ta bëjnë zyrtar bashkëpunimin.

Conte pritet të nënshkruajë marrëveshje njëvjeçare e gjysmë me klubin nga Londra veriore, deri në qershor 2023.

Ish-trajneri i Interit dhe Chelseat, i cili e kishte refuzuar Tottenhamin gjatë verës, është bindur nga shefi i Spurts Daniel Levy dhe drejtori sportiv Favio Paratici, pasi shkoi në Londër për bisedime të hënën.

Conte do ta zëvendësojë Nuno Espirito Santon e shkarkuar të hënën pas humbjes së Tottenhamit nga Manchester Unitedi në fundjavë.

Trajneri italian do të rikthehet në Londër, aty ku e drejtoi Chelsean nga viti 2016 deri në vitin 2018.

52-vjeçari, i cili e fitoi titullin në Serie A sezonin 2020/21, i ndihmoi Chelseat ta fitojë Premierligën në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge dhe FA Cup në vitin e dytë në Angli. 

(Kosova Sot Online )