Pogba e preferon PSG-në para Realit

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 14:27
Pogba e preferon PSG-në para Realit

Ylli francez i Manchester Unitedit mund të përfundojë në Paris verën e ardhshme si lojtar i lirë. Paul Pogba mund të përfundojë në Paris Saint-Germain. Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.

Ylli francez do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i mbarojë kontrata me Manchester United.

Dhe, ky medium raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë “Parkun e Princave” sesa transferimin në Real Madrid.

Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një rrogë të majme dhe Pogba pritet ta udhëheq lojën e këtij ekipi nga sezoni tjetër.

Ndër të tjera, interesim për mesfushorin kualitativ ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Juventus.

Pogba nuk ka qenë në nivelet e pritura dhe të dëshiruara që prej rikthimit në “Old Trafford” nga Juve vite më parë. 

(Kosova Sot Online )