
Lexoni edhe:
Pamje: Të pakënaqur me referimin, tifozët e shkatërrojnë VAR-in
Menaxheri i njohur italian e preferon gjigantin katalunas për të ardhmen e klientit të tij
Erling Haaland me gjasë është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Borussia Dortmundit. Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga klubi Verdhezi gjatë verës së ardhshme.
Dhe, menaxheri Mino Raiola preferon që klienti i tij t’i bashkohet Barcelonës.
Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.
Pamje: Të pakënaqur me referimin, tifozët e shkatërrojnë VAR-inLexoni edhe:
Menaxheri italian ka raporte të mira me presidentin e “Blaugrana”, Joan Laporta.
Prandaj, ai do të mundohet ta shtyjë përpara këtë transferim, për t’u bërë realitet në verën e vitit 2022.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së ish-futbollistit të Salzburgut është 75 milionë euro.
Ndërkohë, Barça po përballet me probleme financiare.
E Haalandin e duan edhe klubet angleze, të cilat qëndrojnë shumë më mirë financiarisht.
(Kosova Sot Online )