Ronaldo e shpëton sërish Manchesterin, barazon me Atalantan

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 23:21
Ronaldo e shpëton sërish Manchesterin, barazon me Atalantan

Atalanta dhe Manchester United kanë ndarë pikët pasi barazuan 2:2, në ndeshjen e xhiros së katër të fazës së grupeve në Champions League.

Ilicic realizoi fillimisht në minutën e 12-të të ndeshjes.

Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, duke u asistuar bukur nga Bruno Fernandes.

Vendasit e shënuan golin e epërsisë në minutën e 56-të, kur Duvan Zapata shënoi.

Ishte sërish Ronaldo që barazoi gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes me një gol të bukur.

Me këtë barazim, Manchester United mbetet lider në grupin F me shtatë pikë, aq sa ka edhe Villareali.

Në anën tjetër, Atalanta mbetet e treta me 5 pikë. 

(Kosova Sot Online)