Milani pa dy mbrojtësit kryesorë anësorë kundër Interit

  • S.A /
  • 04 November 2021 - 10:37
Milani pa dy mbrojtësit kryesorë anësorë kundër Interit

Klubi i Milanit ka bërë me dije se do të ketë një mungesë të rëndësishme në repartin defensiv në derbin ndaj Inter-it të dielën.

Gjatë ndeshjes së djeshme në Champions ku Milan po luante ndaj Portos, Calabria ka pësuar një goditje në kokë duke e detyruar të largohet nga fusha e lojës.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë tekniku Pioli ku pas ndeshjes tha në një intervistë se Calabria nuk do të rekuperohet dot për derbin.

Gjithashtu Pioli u shpreh se për Rebic nuk është ende e sigurt nëse do të jetë i gatshëm të dielën, por gjendja e tij është me mirë dhe do të shikohet ditët në vazhdim nëse do të rikuperohet plotësisht.

(Kosova Sot Online )