Brazili e mund Kolumbinë, fiton edhe Kili

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 08:53
Brazili e mund Kolumbinë, fiton edhe Kili

Brazili ka rrëmbyer një tjetër fitore në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Të besuarit e Tites e mundën me rezultatin minimal 1-0 Kolumbinë.

Golin e vetëm e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 72’, asistuar nga Neymar.

Me këtë fitore, Brazili ka shkuar në kuotën e 34 pikëve, 9 më shumë se Argjentina.

Në ndeshjet tjere, Kili e ka mundur 1-0 Paraguain, derisa Peru e ka mposhtur 3-0 Bolivinë.

(Kosova Sot Online )