Casemiro e qorron Fredin e Man Unitedit

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 12:37
Casemiro e qorron Fredin e Man Unitedit

Casemiro dhe Fred kanë qenë titullarë në ndeshjen që Brazili e fitoi 1-0 ndaj Kolumbisë.

Golin e vetëm e shënoi Lucas Paqueta në minutën e 72’, asistuar nga Neymar.

Casi dhe Fred kanë nisur të kuptojnë më shumë njëri tjetrin në fushë dhe të ndërtojnë një dyshe të mirë te Brazili, por ka ende nga ato raste ku nuk koordinohen mirë mes vete.

Nga ky mos koordinim e pësoi mbrëmë Fred, pasi Casemiro, në tentim për ta larguar topin, e goditi fort Fredin.

https://twitter.com/i/status/1458986115080146944

(Kosova Sot Online )