Lajm i dhimbshëm: Aguero po detyrohet të pensionohet nga futbolli

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 12:09
Lajm i dhimbshëm: Aguero  po detyrohet të pensionohet nga futbolli

Gjendja shëndetësore e Kun Agüeros nuk është aspak e mirë.

Ditë më parë, sulmuesi ishte titullar me Barcelonën kur pati probleme me frymëmarrje dhe u detyrua të lërë fushën.

Pas ekzaminimeve të shumta, sipas mediave në Spanjë, rezultatet janë negative, ai duket se ka probleme me zemër.

Raportohet se mjekët ia kanë komunikuar tashmë lajmin lojtarit që mund të detyrohet t’i varë atletet para kohe.

Por, derisa nuk ka asgjë nga klubi apo edhe vet lojtari, gjithçka do të jetë vetëm spekulime.

(Kosova Sot Online )