Kosova luan sot me Greqinë

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 08:37
Kosova luan sot me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore “Katari 2022”.

Dardanët sot do të mundohen të nxjerrin pikë ndaj Greqisë, ani se i kanë humbur gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm.

Kosova është e fundit në tabelë me katër pikë, ndërsa Greqia e treta me nëntë.

Ndërkohë Spanja dhe Suedia janë të parat me grup, me 16 respektivisht 15 pikë.

(Kosova Sot Online)