Barça e do Thiagon në janar

  • S.A /
  • 15 November 2021 - 16:09
Barça e do Thiagon në janar

Gjiganti katalunas po planifikon ta huazojë mesfushorin spanjoll nga Liverpooli gjatë janarit

Barcelona është mjaft e interesuar për ta rikthyer Thiago Alcantaran.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se gjiganti katalunas e do mesfushorin spanjoll qysh në janar.

Barça do t’ia kërkojë lojtarin Liverpoolit në formë huazimi në dimër dhe ta blejë më pas përfundimisht në fund të sezonit.

Përfaqësuesi spanjoll shihet më afër rikthimit në “Camp Nou” mbi të gjitha pas emërimit të trajnerit Xavi Hernandez.

Thiago e pati një eksperiencë pozitive në Bayern Munich, ndërsa në Angli ka formë të luhatshme.

Ai mund ta rikthejë formën e dikurshme duke luajtur në ekipin e fëmijërisë. 

(Kosova Sot Online )