E ardhmja e Tyson Fury e paqartë

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 09:37
E ardhmja e Tyson Fury e paqartë

Lufta e pritshme e Tyson Fury kundër Dillian Whyte nuk është konfirmuar ende, pasi WBC-ja nuk e ka dhënë dritën jeshile për një luftë të tillë.

Fury pritej ta merrte konfirmimin për luftën e radhës për titull në WBC, me Whyte që është i pari në listën e kundërshtarëve të tij të ardhshëm për shkak të statusit si kampion i përkohshëm në WBC.

Por WBC-ja nuk tregoi të martën në mbledhjen vjetore se kundër kujt detyrohet të luftojë Fury në të ardhmen, që nënkupton se Whyte duhet të presë më gjatë për mundësinë për të luftuar për titull.

WBC-ja vendosi muajin e kaluar se Fury duhet patjetër ta mbrojë titullin kundër kampionit të përkohshëm në WBC, nëse brenda 30 ditëve nuk arrin marrëveshje me Oleksandr Usyk për një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës.  

Usyk do të detyrohet të përballet me Anthony Joshuan në rimeç, prandaj Fury kundër Whyte është dueli i vetëm i mundshëm në WBC.

Promotori i Fury Bob Arum ka thënë: “Fury do të vendosë me kë të përballet në meçin e ardhshëm”.

“Nëse lufton në Britani, atëherë Whyte do të jetë mundësi e mirë, si dhe Joe Joyce”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )