Pjanic e mohon se Bosnja e përjashtoi pse piu shisha dhe alkool

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 09:03
Pjanic e mohon se Bosnja e përjashtoi pse piu shisha dhe alkool

Miralem Pjanic e ka mohuar se pirja e shishas dhe alkoolit ishin arsyeja e përjashtimit të tij nga ekipi kombëtar i Bosnjës. Bosnja e përzuri mesfushorin e Besiktasit Pjanic pasi ai ishte kapur duke pirë shisha dhe alkool para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Finlandës më 13 nëntor.

 Bosnja e humbi 3:1 atë ndeshje dhe Pjanic u nxor nga loja në minutën e 66-të. Tifozët në stadium e fishkëllyen Pjanicin derisa ai po e linte fushën pas një paraqitjeje të dobët. Sipas mediave boshnjake, trajneri Ivaylo Petev kishte biseduar me Pjanicin para se ta largonte nga ekipi kombëtar.

Pjanic, lojtar i Barcelonës i huazuar në Besiktas këtë sezon, e kishte pranuar vendimin e trajnerit.

Por Pjanic i ka mohuar lajmet se ai u përjashtua shkaku i shishas dhe alkoolit.

“Unë i mohoj këto lajme zyrtarisht. Ishte vendim i përbashkët me trajnerin për të mos luajtur”, shkroi Pjanic në Instagram.

“Meqë ra fjala, kjo fotografi është e vjetër. LAJME TË RREME”, shtoi ai.

Image

(Kosova Sot Online )