Alarmi qe vjen nga miqtë ndërkombëtar - shteti në rrezik nga drejtësia e dështuar përballë krimit të organizuar!

Alarmi qe vjen nga miqtë ndërkombëtar - shteti në rrezik nga drejtësia e dështuar përballë krimit të organizuar!
Alarmi qe vjen nga miqtë ndërkombëtar - shteti në rrezik nga drejtësia e dështuar përballë krimit të organizuar!

Ali Hertica

  • 18 November 2021 - 07:36

Shkruan: Analisti- Ali Hertica

Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe AKI duhet të zgjohen nga gjumi pas analizës së fundit të TIK-ut pasi që kjo analizë për sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë është edhe një alarm serioz për institucionet që të kërkojnë më shumë seriozitet dhe qasje profesionale në organet e drejtësisë, prokurori dhe gjykata, që rastet që ndërlidhen me krim e korrupsion të ndiqen jo vetëm me prioritet por edhe me seriozitet profesional dhe të pa ndikuar nga mafio politika.

-Raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare, atyre që vijnë nga shtete që e kanë mbështetur ndërtimin e shtetit të Kosovës, e që flasin për mangësitë në sundimin e ligjit në këtë shtet të ri, duhet të merren seriozisht dhe ato konstatime të analizohen dhe dobësitë të eliminohen. Institucionet e shtetit të Kosovës duhet ma marrin seriozisht, shqetësues dhe alarmues për reagim urgjent nga sistemi i drejtësisë, publikimi i fundit i analizës së Transparenc Internacional mbi korrupsionin në Kosovë, për rrezikun që paraqet ky fenomen për sektorin e sigurisë së shtetit, sepse në publikimin e fundit të TI-së, indeksin e për Integritetin në sektorin e Mbrojtjes konstatohet se Kosova është vend me rrezik me rrezik të lartë të korrupsionit pikërisht në këtë sektor.

-Për këto dy dekada të pasluftës në proces të ndërtimit të shtetit, drejtësia është pasive dhe aspak vepruese kundër dukurive negative, që lidhen me korrupsion e krim të organizuar. Pavarësisht strukturës së ndërtuar dhe ligjeve në fuqi, ligje me standarde evropiane ato nuk zbatohen dhe as nuk monitorohen prandaj e kemi këtë gjendje kritike dhe kaotike.Në bazë të 75 treguesve të përdorur në këtë matje, TI dhe KDI thekson se Kosova ka shënuar përparim tepër të dobët në pesë fushat e rrezikut, duke marrë vetëm 42 pikë në total nga 100 pikët e maksimales.

Sipas TI-së dhe KDI, Kosova, duke qenë një lojtar i ri i sigurisë në rajon, ende po zhvillon aftësitë e saj mbrojtëse në një fazë fillestare dhe rreziqet e korrupsionit në këtë sektor janë tepër të larta. Kjo analizë me të drejtë ka konstatuar se përderisa Kosova ka një kornizë të fortë legjislative për mbrojtjen, mbetet një boshllëk i dukshëm në zbatim, i cili ka rezultuar në mbikëqyrje të dobët parlamentare, transparencë të dobët, procedura të fshehta të prokurimit dhe një mjedis të pasigurt për sinjalizuesit.

Pra analiza godet dhe sfidon sistemin e sigurisë dhe të mbrojtjes së shtetit sepse sipas këtij indeksi, dështimi për të korrigjuar këto çështje mund të bëjë që shpresat kosovare për siguri dhe sundim më efikas të ligjit, dhe për një ushtri kombëtare profesionale rrezikojnë të shuhen përmes menaxhimit të keq financiar dhe korrupsionit, i cili mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme ambiciet në rritje rajonale dhe ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe mekanizmat e tij të sigurisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".