City e sfidon Barçën për Aubameyangun

  • S.A /
  • 18 November 2021 - 13:48
City e sfidon Barçën për Aubameyangun

Sulmuesi gabonez e ka ndërmend të largohet nga Arsenali, e presin klubet e mëdha evropiane

Manchester City ka hyrë në garë për Pierre-Emerick Aubameyangun.

Sulmuesi gabonez e ka ndërmend të largohet nga Arsenali për ta provuar një eksperiencë të re.

Dhe, portali “TransferMarketWeb” raporton se “Citizens” duan ta sfidojnë Barcelonën për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit.

Kampionët e Anglisë tashmë kanë kërkuar informata për sulmuesin e rrezikshëm.

Madje, trajneri Pep Guardiola e do 32 vjeçarin qysh në janar.

Prandaj, futbollisti afrikan mund ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në “Etihad Stadium”.

Aubameyang e do një ekip me të cilin do të mundë të fitonte trofe. /

(Kosova Sot Online )