UEFA shqyrton masa disiplinore ndaj Declan Rice

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 13:30
UEFA shqyrton masa disiplinore ndaj Declan Rice

UEFA po konsideron hapjen e një procedure disiplinore ndaj mesfushorit të Arsenalit, Declan Rice, pas deklaratave të tij të bëra menjëherë pas ndeshjes së fundit.

Sipas raportimeve nga The Sun dhe gazetari Simon Collings, organi disiplinor i UEFA-s po pret raportin zyrtar të gjyqtarit të ndeshjes përpara se të vendosë nëse do të ndërmarrë masa ndaj lojtarit anglez.

Kontroversia ka lindur pas deklaratës së Rice, i cili sugjeroi se tifozët mund të kenë ndikuar në vendimet e gjyqtarit gjatë takimit.

“Mendoj se tifozët e provokuan vendimin dhe ndryshuan mendjen e gjyqtarit,” është shprehur mesfushori i Arsenalit pas ndeshjes.

Këto komente kanë tërhequr vëmendjen e UEFA-s, e cila tashmë po vlerëson nëse ato përbëjnë shkelje të rregullave disiplinore dhe sjelljes së lojtarëve.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pasi të shqyrtohet raporti zyrtar i arbitrave, ndërsa rasti i Rice mbetet aktual në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)