CR7 problem? Ma sillni mua, e lë në lojë çdo minutë

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 22:07
CR7 problem? Ma sillni mua, e lë në lojë çdo minutë

Watford do të përballet me Manchester United të shtunën dhe në konferencën e sotme për shtyp foli trajneri Claudio Ranieri.

Temat që preku ishin të shumta, por deklarata e tij, kur i thanë se Cristiano Ronaldo është një problem për shokët e skuadrës, është bërë virale.

“Ma jepni mua Cristianon, ju lutem. Nuk është problem për. Është një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, do ta lija të luante çdo minutë”, shprehet Ranieri me shaka.

Ai u pyet më pas që të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, por nuk preferoi ta thotë një emër.

(Kosova Sot Online)