E konfirmon Allegri, Dybala në dyshim për Lazion

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 15:05
E konfirmon Allegri, Dybala në dyshim për Lazion

Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey janë në dyshim për sfidën që Juventusi do ta zhvillojë këtë vikend me Lazion.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Juves, Massimiliano Allegri.

Dybala u kthye nga Argjentina me probleme në pulpën e këmbës.

“Dybala do të stërvitet për herë të parë këtë javë me ekipin. Ai dëshiron të luajë, por duhet të shohim”, tha Allegri.

“Ai nuk ka asgjë serioze, por pulpa është problematike”.

Allegri gjithashtu tha se s’do të jetë gati as Ramsey. 


(Kosova Sot Online)