Prishtina gabon me trajnerin e ri

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 15:22
Prishtina gabon me trajnerin e ri

Prishtina nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Dukagjinit

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 14-të.

Ndeshja nisi furishëm me të dyja skuadrat që sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Megjithatë, pavarsisht rasteve pjesa e parë u mbyll baras 0-0.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte akoma më dominuese duke sulmuar gjatë tërë kohës.

Por deri në fund rrjetat nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Prishtina tani ka 18 pikë në vendin e pestë, kurse Dukagjini ka 15 pikë në pozitën e tetë.


(Kosova Sot Online)