A do të debutojë më në fund Ramos me PSG-në?

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 16:00
A do të debutojë më në fund Ramos me PSG-në?

Pas shumë muajsh, ish kapiteni i Realit do të zbresë në fushë me fanellën e klubit të ri, Paris Saint Germain. Ai është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës edhe gjatë ditës së premte.

Sergio Ramos është gati për debutimin me PSG-në.

Ish-kapiteni i Real Madrid ka lënë pas problemet fizike dhe ditën e sotme e ka kryer një tjetër seancën stërvitore të plotë me ekipin e Mauricio Pochettinos.

Ai është stërvitur me Lionel Messin, Kylian Mbappen e gjithë skuadrën me intensitet të plotë dhe pa asnjë dyshim është gati për lojë.

Sido që të jetë, Mauricio Pochettino nuk ka konfirmuar nëse do të ftohet kur PSG do të përballet me Nantes (17:00), sfidë në kuadër të xhiros së 14-të të Ligue 1.

“Për një lojtar si Ramos, i klasit botëror, është e vështirë që të mos jetë në gjendje të bëjë atë që di më së miri. Por ai po punon shumë dhe duhet të jemi të durueshëm. Shpresojmë shpejt të jetë me grupin”, tha Pochettino në konferencë.

“Ai është stërvitur mirë, po bën progres – do të shohim nëse do të jetë nesër me grupin”.

“Ramos nuk ka më asnjë problem, e konfirmuar edhe nga stafi mjekësor, kështu që mund të jetë gati. Do të shohim formën e tij dhe nëse mund të jetë me grupin”.

(Kosova Sot Online)