Milani synon ta “blindojë” Hernandezin

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 16:54
Milani synon ta “blindojë” Hernandezin

Palët janë afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës për dy vjet të tjerë, deri më 2026. Theo është sot njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në Evropë

Theo Hernandez mund të luajë për një periudhë të gjatë në Milan.

Në fakt, mbrojtësi francez është në bisedime të avancuara me klubin italian për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të majtë skadon në vitin 2024.

Por, palët janë afër arritjes së marrëveshjes së re dyvjeçare.

Kjo nënkupton se ish-futbollisti i Real Madridit mund të mbetet në Milan deri në vitin 2026.

Sipas mediave italiane, rroga e përfaqësuesit francez do të rritet në 5 milionë euro.

Ndërkohë, interesim për të kanë shfaqur Manchester City dhe Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)