Xavi rikthen ritualin e Guardiolas para ndeshjeve

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 22:16
Xavi rikthen ritualin e Guardiolas para ndeshjeve

Xavi Hernandez po ndryshon dinamikën tek ekipi i parë i Barcelonës dhe njëra nga to do të jetë përqëndrimi i ekipit disa orë para zhvillimit të ndeshjeve.

Për tani, para derbit katalonas me Espanyolin, ata kanë vendosur t’i mbledhin lojtarët në hotel, të drekojnë dhe të shkojnë me autobus në “Camp Nou”

Futbollistët do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nesër do të grumbullohen në “Camp Nou” në orën 11. Ekipi do të mbajë një seancë të lehtë stërvitore dhe së bashku do të shkojnë në hotel, aty ku do të hanë, do të pushojnë dhe do të dëgjojnë taktikat nga trajneri.

Pastaj, të gjithë së bashku me autobus do të shkojnë në “Camp Nou” ku do të përballen me Espanyolin me fillim nga ora 21:00.

Kjo metodë ishte praktikuar çdoherë nga Pep Guardiola si trajner i Barcelonës në ndeshjet e rëndësishme, si në Ligën e Kampionëve dhe ishte ndërprerë me ardhjen e Luis Enriques.

Kjo ishte rikthyer me Tata Martinon si trajner, por me Luis Enriquen, Valverden, Setien dhe Koeman, kjo metodë nuk ishte praktikuar. 

(Kosova Sot Online)