Xavi humb Pedrin

  • S.A /
  • 20 November 2021 - 10:00
Xavi humb Pedrin

Pedri do të jetë jashtë fushave së paku një muaj.

Pedri po punonte shumë që të rikthehej sa më parë në fushë, pas lëndimit që kishte pësuar në tetor. Por, një tjetër shqetësim ka ndjerë në stërvitje dhe ai s’do të jetë gati edhe së paku një muaj, gjithnjë sipas Esport3.

Këtë sezon, shkaku i dëmtimeve, Pedri ka bërë vetëm 4 paraqitje.

Edhe pse 18 vjeçar, Pedri ka qenë shtylla në mesfushën e Barcelonës me Koeman, duke bërë deri sot 56 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola.

Mbetet të shihet se sa do t’i besojë tani trajneri i ri, Xavi Hernandez. 

(Kosova Sot Online )