Loja mbaroi, shpejtë dhe seriozisht të bëhet e zbatohet ligji Vetting!

Loja mbaroi, shpejtë dhe seriozisht të bëhet e zbatohet ligji Vetting!
Loja mbaroi, shpejtë dhe seriozisht të bëhet e zbatohet ligji Vetting!

Dardan Grapci

  • 20 November 2021 - 09:05

Shkruan: Analisti - Dardan Grapci

Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi është dashur që ta finalizojnë kaherë Ligjin e Vettingut qysh herët, nëse jo në sesionin pranveror, atëherë në seancën e parë të sesionit vjeshtor, por as tani nuk është vonë, duke e ditur që tani zgjedhjet lokale kanë përfunduar zyrtarisht dhe nuk ka më humbje kohe në parlament.

-Në këtë fazë në të cilën gjendet Kosova, me kërkesa të vazhdueshme për reforma në sistemin e drejtësisë, nuk bën assesi që të vonohet e assesi të bllokohet procesi i finalizimit dhe miratimit të ligjit Vetting.

Kjo nismë e trajtuar si temë me prioritet që nga Qeveria Kurti 1 duhet tani të merr epilog të shpejtë, nëse dëshirojmë të kemi një drejtësi të shkëputur nga politika, e ku prokuroritë dhe gjykatat po veprojnë sipas interesit të politikës e jo të ligjit.

Vetëm pas fillimit të mandatit të Qeverisë Kurti 2 kemi një lëvizje pak sa më pozitive në sistemin e drejtësisë, por kjo nuk mjafton prandaj reformat duhet të thellohet dhe të kulmojnë me ligjin Vetting. Ashtu siç ka filluar dhe po funksionon ligji anti-korrupsion, në këtë mënyrë dhe me rigorozitet duhet të filloj edhe ligji i Vettingut.

Sa më shumë vonesa që bëhen nga Qeveria për finalizimin e ligjit të Vettingut aq më shumë do të kemi zyrtar e ligj zbatues të korruptuar te cilët do të provojnë ti shantazhojnë e fusin ne burg të pafajshmit, kurse fajtorët do të vazhdojnë të lihen të lirë.

Prandaj Vettingu duhet përmbyllur pa vonesë si proces sepse vetëm me finalizimin e këtij projekti, krimi dhe korrupsioni do të luftohet drejtë dhe sigurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".