Sergio Ramos duhet ende të presë, lihet jashtë

  • S.A /
  • 20 November 2021 - 14:03
Sergio Ramos duhet ende të presë, lihet jashtë

Ramos s’do të debutojë kundër Nantes. Ndoshta në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

Ish kapiteni i real Madridit, Sergio Ramos, ende nuk ka debutuar me klubin e ri, Paris Saint Germain. Lëndimet e kanë penalizuar spanjollin, por që tani i ka lënë anash të gjitha shqetësimet.

Në javën e fundit ai është stërvitur me intensitet me pjesën tjetër të ekipit, por pavarësisht kësaj, ai s’do të luajë sonte kundër Nantes.

Mauricio Pochettino nuk e ka ftuar për këtë ndeshje, kështu do t’i duhet ende të presë për debutimin. Ramos ndoshta mund të luajë për herë të parë në mesjavë, në Ligën e Kampionëve kur PSG të përballet me Manchester Cityn. 

(Kosova Sot Online )