Ramos ftohet për ndeshjen e PSG-së ndaj Man Cityt

  • S.A /
  • 23 November 2021 - 12:22
Ramos ftohet për ndeshjen e PSG-së ndaj Man Cityt

Sergio Ramos më në fund është ftuar për të luajtur për ekipin e tij të ri, Paris Saint-Germainin.

Qendërmbrojtësi spanjoll kishte probleme me lëndim dhe ende nuk e ka bërë debutimin me klubin e ri.

Ndërsa, siç duket, ish-kapiteni i Real Madridit ka lënë prapa lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Të ftuar në këtë ndeshje janë edhe Messi, Neymar e Mbappe që pritet t’i prijnë sulmit parisien.

(Kosova Sot Online )