Reagon Thiago pas lajmeve se po kthehet në Barcelonë

  • S.A /
  • 24 November 2021 - 10:22
Reagon Thiago pas lajmeve se po kthehet në Barcelonë

Thiago Alcantara i ka mohuar thashethemet se do të kthehet në Barcelonë, duke këmbëngulur se është plotësisht i përqendruar në skuadrën e vet Liverpool.

Mesfushori spanjoll është prodhim i akademisë së famshme La Masia dhe e kishte bërë debutimin në futbollin profesional me gjigantin e La Ligës përkrah trajnerit të tanishëm të Barçës, Xavi Hernandez. Ribashkimi i tyre në Katalonjë është përfolur javëve të fundit, duke e parë faktin se Thiago ende nuk ka arritur të lërë gjurmë në Anfield.

Por ai i ka hedhur poshtë thashethemet se do të largohet nga Liverpooli në janar për t’u kthyer në Camp Nou.

I pyetur për këtë të martën, Thiago tha: “Unë luaj futboll. Unë nuk përqendrohem në thashetheme”.

“Unë jam i përqendruar në detyrat e mia në ekipin tim, në kontratën që e kam dhe në aventurën e re këtu në Premierligë në përpjekje për t’i fituar të gjithë trofetë që mundem”, shtoi ai.

Thiago iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2020 dhe i ka bërë vetëm 38 paraqitje për të kuqtë deri tani. 

(Kosova Sot Online )