Zidane, në mes të PSG-së e Juves

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 15:36
Zidane, në mes të PSG-së e Juves

Trajneri francez është i lirë qe disa muaj dhe mund të rikthehet në bankinë në një të ardhme të afërt

Zinedine Zidane është i lirë që nga muaji qershor, kur u nda me Real Madridin.

Por, trajneri francez po ka oferta për t’u rikthyer në bankinë.

Sipas mediave të huaja, “Zizou” është në mes të dy gjigantëve evropianë.

Atë e do Paris Saint-Germaini mbi të gjitha.

Klubi francez mund të ndahet me Mauricio Pochettinon, i cili mund ta marrë në dorë Manchester Unitedin.

Me këtë rast, Zidane do të përfundonte në “Parkun e Princave”.

E në ndërkohë, ish-trajnerin e Realit e ka në radar edhe Juventusi, ish-ekipi i tij sa ishte lojtar.

“Bianconeri” mund të ndahen me Massimiliano Allegrin, me të cilin nuk po iu ecin punët dhe aq mirë.

Prandaj, Zidane shihet si njeriu ideal për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër”.


(Kosova Sot Online)