Ancelotti: Perez ka plane të mëdha për korrikun

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 11:36
Ancelotti: Perez ka plane të mëdha për korrikun

Te Real Madrid, krahas punës për sezonin aktual, kanë nisur të mendojnë edhe për vitin e ardhshëm teksa presidenti Florentino Perez kërkon të bëjë një merkato yjesh për të rikthyer edhe një herë madrilenët galaktikë.

Synimin e presidentit e thekson së fundmi edhe trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti i cili në një intervistë për Corriere Dello Sport, thekson se Perez ka plane të mëdha për korrikun, muaj që lidhet me merkaton e transferimeve të futbollistëve.

Megjithatë, tekniku italian nuk preferoi të përmendte emra edhe pse dihet se objektiv kryesor i spanjollëve është Kylian Mbappe, por edhe Erling Haaland.

“Te Reali gjithçka është njësoj dhe e pandryshuar, të vetmit që ndryshojnë janë trajnerët. Këtu janë të njëjtit fizioterapistë, punëtorë, gazetarë. Është i njëjti vizion, e njëjta urgjencë për madhështi pavarësisht dëmit ekonomik si pasojë e pandemisë. Për një vit, në fundin e dhjetorit 2022 do të jetë edhe Bernabeu i ri dhe Florentino ka plane të mëdha për muajin korrik. Ai ka qëllime shumë serioze. Haaland dhe Mbappe? Le të flasim më vonë për emrat”, u shpreh Ancelotti.

(Kosova Sot Online)