Ramos debuton për PSG-në

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 12:59
Ramos debuton për PSG-në

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes St Etienne – Paris Saint-Germain, e vlefshme për xhiron e 15-të në Ligue 1.

Parisienët synojnë fitoren e katërt radhazi kampionale dhe “blindimin” e pozitës së parë me +14 pikë.

Në anën tjetër, St Etienne gjendet në vendin e fundit, pasi pati një nismë të keqe të sezonit, por në katër ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe dy barazime.

Në formacionin startues të PSG-së figuron edhe emri i Sergio Ramos, i cili do të debutojë sot me klubin e ri.

Në sulm do të jenë kuarteti sulmues: Neymar, Mbappe, Di Maria dhe Messi.

(Kosova Sot Online)