Man City e ka gati kontratën për Mahrez

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 15:26
Man City e ka gati kontratën për Mahrez

Shtetet e QUINT-it thirrje Qeverisë: Zbatojeni vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Man City e ka gati kontratën për Mahrez

Ylli algjerian ndihet i lumtur tek kampioni anglez dhe mund ta vazhdojë karrierën aty

Manchester City dëshiron ta mbajë në ekip Riyad Mahrezin.

Kampioni aktual anglez është duke e shtyrë përpara punën e vazhdimit të kontratës me lojtarin.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Futbollisti ofanziv ka kontratë me “Citizens” edhe një vit e gjysmë.

Ai paguhet 160 mijë funte në javë, por kjo pagë mund t’i përmirësohet ende.

Mahrez është i lumtur në “Etihad Stadium” dhe do ta vazhdonte me kënaqësi karrierën aty.

(Kosova Sot Online)