Kështu e festoi Messi Topin e shtatë të Artë

  • S.A /
  • 30 November 2021 - 16:15
Kështu e festoi Messi Topin e shtatë të Artë

Lionel Messi e fitoi mbrëmë Topin e Artë për vitin 2021 në ceremoninë e mbajtur në Paris të Francës.

Ai e mposhti në një konkurrencë të fortë Robert Lewandowskin për ta çuar në shtatë numrin e Topave të Artë të fituar.

Pas gala mbrëmjes, në shtëpinë e Messit pasoi një festë e madhe.

Raportohet se në festë ishin të ftuar edhe disa lojtarë të Paris Saint-Germain.

(Kosova Sot Online )