Gjigantët anglez në garë për Araujon

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 19:46
Gjigantët anglez në garë për Araujon

Mbrojtësi i Barcelonës ka rënë në radarin e skaudrave të Premier Ligë.

Ronald Araujo ka tërhequr interesimin e shumë skaudrave të mëdha evropiane.

Sipas ‘Sport’, Chelsea dhe Liverpooli janë shumë të interesuara për të sjellur në radhët e tyre futbollistin e Barcelonës.

Dy ekipet angleze prej kohësh janë duke ndjekur Araujon dhe duan ta kenë në ekip verën e ardhshme.

Në anën tjetër Barça dëshiron ta mbajë në ekip futbollistin e tyre, por në rast të ndonjë oferte të volitshme nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij.

Mbrojtësi uruguajan ka zhvilluar 14 ndeshje me ‘Blaugranët’ këtë edicion në të gjitha garat, duke realizuar një gol.

(Kosova Sot Online)