Guardiola i përgjigjet Barcelonës për Torres

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 11:10
Guardiola i përgjigjet Barcelonës për Torres

Drejtori i Futbollit në klubin e Barcelonës, Mateu Alemany, javën e kaluar ishte në Manchester, për të negociuar për blerjen e Ferran Torres gjatë merkatos së janarit. Dëshira e futbollistit është të zhvendoset në “Camp Nou” dhe për këtë qëllim ka arritur marrëveshje personale me “blaugranat”, por Menchester City nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e spanjollit për një shifër të ulët.

Për këtë çështje ka dhënë opinionin e tij edhe Pep Guardiola, i cili është shprehur: “Kur ne kërkojmë një futbollist, na kërkojnë shumë më tepër para, sepse ne jemi Manchester City. Kjo ndodh për shkak të mjedisit që na rrethon dhe gjithë kësaj… Dhe nëse ka klube që duan ndonjë nga lojtarët tanë, sigurisht që nuk do ta lejojmë të shkojë falas. Duhet të ketë një negociatë, një marrëveshje mes klubeve dhe më pas do të shohim”.

Ish-trajneri i Barcelonës theksoi më pas se është shumë i hapur me lojtarët e tij, nëse ata nuk janë të lumtur, duhet të largohen.

“U kam thënë gjithmonë lojtarëve të mi, veçanërisht vitin e kaluar, pas katër sezoneve së bashku, ju lutem mos qëndroni këtu nëse nuk dëshironi. Bëjeni për veten tuaj dhe për klubin. Nuk ka kuptim. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të lidhur në një klub me një kontratë në vend që të jeni aty ku dëshironi më shumë”.

(Kosova Sot Online )