Messi duhet ta kthejë Topin e Artë

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 19:22
Messi duhet ta kthejë Topin e Artë

Stefan Effenberg, ish-mesfushori i Gjermanisë dhe ish-kapiten i Bayern Munich, ka folur së fundmi për “Topin e Artë”.

Gjermani thekson se Leo Messi duhet ta dorëzojë dhe të ndryshojë mënyra e përzgjedhjes së fituesit.

“Sipas meje Messi duhet ta kthejë këtë trofe. Nuk ka nevojë për të, pasi e ka fituar 6 herë me të drejtë dhe për rezultatet e tij fantastike.

Zgjedhja ishte me të vërtetë e pakuptueshme. Robert Lewandowski dhe kampioni i Europës, Jorginho, e meritonin këtë çmim”,

“Unë do të këshilla ndryshimin e modelit të votimit. Duhet të jenë ish-fituesit e “Topit të Artë” ata që votojnë pasardhësit e tyre. Janë ekspertë dhe kompetentë.

Kush më mirë se ata e di çfarë nevojitet për të qenë lojtari më i mirë në botë?”, shkruan Effenberg në një editorial të botuar në “T-Online”.

(Kosova Sot Online)