Son, për Conten: “E adhuroj”

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 10:58
Son, për Conten: “E adhuroj”

Me Antonio Conten në stol, Tottenham ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit të Premierligë.

Gjithçka nisi me atë barazim ndaj Everton në udhëtim për të vijuar me dy fitoret në shtëpi ndaj Leeds United dhe së fundmi ndaj Brentford me shifrat 2-0.

Tashmë futbollistët po e shijojnë punën me ish trajnerin e Interit.

Për Conten ka folur me lëvdata koreno-jugori, Son Heung-Min, i cili realizoi golin e dytë në fitoren ndaj Brentford.

“Antonio pret që të gjithë të lëvizim shumë në fushë si në lojën me top ashtu edhe në atë pa top”, u shpreh Son.

“Çdo futbollist e di se çfarë duhet të bëjë”.

“ Është aq i apasionuar, kam filluar ta adhuroj që tani.  Ai na përcjell grintë. Kur luaj ndjej pasionin që përcjell Conte në fushë”. 

(Kosova Sot Online )