Mbappe s’dëshiron të rinovojë me PSG-në

  • S.A /
  • 04 December 2021 - 10:30
Mbappe s’dëshiron të rinovojë me PSG-në

22-vjeçari do të shkëmbejë Parisin me kryeqytetin spanjoll, Madridin.

Real Madridi është i sigurt se do të nënshkruajë me Kylian Mbappe si një transferim të lirë në verën e vitit 2022, raporton AS.

22-vjeçari ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij me PSG-në, e cila do të përfundojë në fund të sezonit.

Madridi tashmë ka filluar planifikimin në nivel sportiv dhe komercial për ardhjen e Mbappe, që do të jetë ndoshta më e madhja viteve të fundit.

Ai shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos, pasi ende s’ka dal në skenë dikush që të bëjë diferencën siç bëri për nëntë vite CR7. 

(Kosova Sot Online )