Leipzig e shkarkon trajnerin

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 13:46
Leipzig e shkarkon trajnerin

Jesse Marsch është shkarkuar nga posti i trajnerit të RB Leipzig pas vetëm katër muajsh në krye.

Amerikani, 48 vjeç, u emërua në prill, por filloi në këtë rol në verë, duke pasuar Julian Nagelsmann.

Leipzig është i 11-ti në tabelën e Bundesligës, pasi ka fituar vetëm pesë ndeshje nga 14 këtë sezon.

Ndihmës trajneri Achim Beierlorzer do të marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjen e së martës në grupe të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt. 

(Kosova Sot Online)