Galatasaray hyn në garë për Muriqin

  • S.A /
  • 06 December 2021 - 10:58
Galatasaray hyn në garë për Muriqin

Klubi turk do ta rivalizojë Fenerbahçen për transferimin e sulmuesit kosovar, i cili do të largohet gjithsesi nga Lazio në afatin kalimtar të janarit

Vedat Muriqi do të largohet gjithsesi nga Lazio në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar nuk ka arritur ta impresionojë trajnerin Maurizio Sarri.

Edhe pse i është dhënë rasti disa herë, 27 vjeçari nuk e gjetur ende golin në Serie A këtë edicion.

Për këtë, mediat në Itali dhe në Turqi janë të sigurta se prizrenasi do të largohet nga Roma.

Për të flitet se do të rikthehet në Stamboll.

Interesim për Muriqin qe një kohë ka shfaqur ish-klubi i tij, Fenerbahçe.

Mirëpo, së fundmi, në garë për sulmuesin shtatlartë është futur edhe klubi tjetër turk, Galatasaray.

Lazio do të përballet të enjten në garat evropiane pikërisht me këtë klub.

Dhe, drejtuesit e Gallatës do ta shfrytëzojnë rastin dhe të bisedojnë me ata të Lazios për Muriqin, shkruan Gazeta Express.

Presidenti Burak Elmas e ka ndërmend të flasë me homologun e tij, Claudio Lotito.

Ideja është që ta mësojë vlerën e Muriqit dhe ta shikojë mundësinë e transferimit të tij.

Trajneri Fatih Terim e do përfaqësuesin kosovar në Stamboll dhe ai po mendon ta kontaktojë trajnerin Sarri.

Por, së pari Galatasaray duhet ta mposht konkurrencën e Fenerbahçes.

Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro.

Tash, vlera e përfaqësuesit kosovar ka rënë nën 10 milionë euro.

Nuk përjashtohet mundësia që Fenerbahçe ose Galatasaray ta huazojë lojtarin në janar, e në verë ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Muriqi e kaloi pjesën më të mirë të karrierës në këtë klub dhe Feneri është favorit gjithsesi.

(Kosova Sot Online )