Dybala flet për kontratën dhe për situatën aktuale

  • S.A /
  • 06 December 2021 - 10:34
Dybala flet për kontratën dhe për situatën aktuale

Paulo Dybala ia siguroi fitoren Juventusit ndaj Genoas, duke e shënuar golin e dytë në ndeshje.

Sulmuesi argjentinas nuk e pati një vit të mirë, por shpreson që të këndellet.

Ai ka folur edhe për kontratën e tij dhe për vazhdimin eventual të saj, për të cilën po diskutohet qe një kohë.

“Klubi për momentin ka gjëra të tjera për të menduar, vazhdimi i kontratës mund të presë. Është më e rëndësishme ajo çfarë po ndodh”, deklaroi Dybala pas lojës.

“Unë mundohem të luaj gjithmonë mirë, të jap gjithmonë kontribut. Duke luajtur çdo tri ditë ndodh që të mos e marrësh veten. Unë ushtroj si është më së miri për të luajtur gjithmonë”, vazhdoi Dybala.

Sipas tij, tash e tutje Juve duhet të fitojë gjithmonë për t’ju afruar kreut të tabelës.

Viteve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm të ish-futbollistit të Palermos nga Torino, por duket se tash Juve e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron ta mbajë sulmuesin argjentinas. 

(Kosova Sot Online )