
E akuzoi gjyqtarin se ka trukuar ndeshje, Bellingham dënohet rëndë

Talenti i Dortmundit, Jude Bellingham është dënuar me 40 mijë euro për komentet e tij të bëra pas humbjes ndaj Bayern Munichut në “Der Klasiker” të shtunën.
Borussia Dortmund u mposht me rezultat 3:2, kurse Jude Bellingham nuk u përmbajt në deklarata.
“Ia jep gjyqtarit që ka trukuar ndeshje më parë ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë prisni?”, kishte deklaruar Bellingham në intervistën pas ndeshjes për gjyqtarin Felix Zwayer.
(Kosova Sot Online)